Mundësi Kthimi

Ju mund ta ktheheni produktin tuaj brenda 48 orëve nga momenti që ju merrni porosinë në dorëzim, duke plotësuar kushtet e mëposhtme:

  • 1. Produkti është në gjëndjen fillestare me të gjitha aksesorët dhe amballazhin e tij.
  • 2. Produkti nuk ka dëmtime fizike, gërvishtje apo papastërti si në produkt ashtu edhe në paketim.
  • 3. Kthimi i produktit bëhet pranë dyqaneve tona fizike, kliko këtu ose mund ta dërgoni me postën ku e keni marrë në dorëzim dhe të paguani koston e kthimit të produktit.
  • 4. Nëse produkukti nuk ju vjen sipas specifikimeve të shpjeguar në faqen tonë apo I dëmtuar gjatë tranportit koston e dërgimit dhe të kthimit të tij e paguan kompania.
  • 5. Produkti I kthyer duhet të jetë i shoqëruar me numrin e porosisë suaj ose me fletën e garancisë me datën e saj.
  • 6. 48 orët e kthimit vlejnë nga momenti që ju keni tërhequr produktin në postë ose e keni marrë në dyqan apo nga korrierët tanë.

Per kthimin e produktit kontaktoni me shërbimin tonë të klientit ne:

  • - numrit te kontaktit 068 206 0517
  • - email kontakt@e-free.al
  • - mesazh në në rrjetet tona sociale

Pasi produkti ka mbërritur pranesh nesh ju mund të kërkoni kthimin e parave ose ndërrimin e tij më një produkt tjeter me të njejtën vlerë.

Nëse kërkoni kthimin e parave :

  • - Nëse kthimi i produktit nga ju bëhet nëpërmjet kompanisë së transportit, kthimi I parave zgjat 2-3 ditë ndërsa nëse vini pranë dyqaneve tona kthimi i parave bëhet në moment.
  • - Kthimi i parave bëhet nëpërmjet numrit të llogarisë bankare qe ju keni ose cash nëse vini pranë dyqanve tona.
  • - Nëse pagesa e porosisë është bërë me kartën tuaj PayPal kthimi I parave bëhet në llogarinë tuaj të PayPal.
  • - Nëse produkti është kthyer me kompani Adex, ju mund të tërhiqni paratë tuaj dhe ne dyqanet tona fizike duke paraqitur kartën e identitetit dhe të lajmeroni kujdesin e klientit për terheqjen e parave ne dyqanin fizik.

Nëse kërkoni ndërrimin me një produkt tjetër :

  • - Ju mund ta ndërroni produktin brenda 48 orëve që keni marrë porosinë
  • - Ndërrimi mund të bëhet ndryshim mase, artikull me artikull tjetër
  • - Produkti që ju dëshironi do dërgohet tek ju mbasi vjen produkti që ju nuk e dëshironi më tek ne
  • - Ndërrimi në Tiranë bëhet vetëm tek dyqani fizik
  • - Nëse produkti që ju dëshironi të merrni është me vlerë më të madhe ju do paguani diferencën e vlerës plus transportin. Nëse është me e vogël bashkë me transportin, paratë tuaj do ju kthehen në numrin tuaj të llogarisë bankare ose mund ti merrni në formën e kuponit që mund ta shfrytëzoni brenda vitit vlerën që ju detyrohemi. Nëse keni marrë një produkt të dëmtuar ne do t'ju zevendesojmë produktin me një produkt të ri, pasi produkti i dëmtuar është kthyer në dyqanet tona. Kostoja e transportit si e dergimit të produktit të dëmtuar dhe ai të ri do paguhet nga kompania jonë.